Punësim, barazi në shoqëri dhe mosdiskriminim janë disa nga kërkesat që kanë gratë dhe vajzat myslimane të mbuluara me shami. Në një marshim sensibilizues ato kanë ngritur shqetësimin edhe për presionet me të cilat përballet teksa mbulohen.
Gratë myslimane të mbuluara me shami kanë marshuar për të sensibilizuar shoqërinë se dhe ato janë njësoj si gjithë të tjerët.
Edlira Dyrmishaj, përfaqësuese e grave, thotë se ndonëse janë tejet të arsimuara, ato e ndiejnë diferencimin përsa i përket punësimit.
Edlira Dyrmishaj: Normalisht do të duhej që duke qenë se ne jemi një vend me popullësi shumicë myslimane do të duhej që këto vajza të mbuluara ti shikonim më shumë në institucionet publike, të paktën 25% të tyre do duhej të ishin përfaqësim i komunitetit të tyre.
Edhe familjet duket se e kanë të vështirë të pranojnë se një nga vajzat e tyre mund të mbulohet. Kështu janë disa raste, të cilat vajzat i tregojnë për Ora News.
“Asnjë nuk dëshiron që unë të kem shaminë. Në shenjë solidarizimi po e vendos sot për të mbështetur të gjitha motrat dhe shpresoj që një ditë dhe unë të jem pjesë”.
“Ekziston një tentativë shumë e madhe për të na shtypur, por jo për ta vënë shaminë por për ta hequr atë. Na shtypin shumë për të mos u mbuluar dhe kur mbulohemi për ta hequr shaminë”.
“Edhe pse të mbuluara janë vërtet shumë të bukura të gjitha vajzat”.
Sipas tyre vetëm në Tiranë janë mbi 1000 gra e vajza të cilat mbajnë shami.
1 shkurti është edhe dita botërore e mbulesës, ndaj gratë dhe vajzat zgjodhën këtë ditë për të përcjellë mesazhet e tyre.
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...