Në ditën Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjithë njësitë administrative.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Bashkë me administratën e DPPGJ u bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi.
Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me DPPGJ u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë – Durrës. Aksioni i pastrimit vjen në vazhdën e një serë aktivitetesh të tilla të realizuara nga Bashkia e Tiranës për të siguruar pastrimin e çdo lagjeje, rruge apo rrugice në qytet.
Përpos pastrimit nga mbetjet që hidhen në rrugë, punonjësit larguan përmes fadromave edhe mbetje si inerte, apo mbetje të ndryshme të cilat qytetarët i kishin lënë përgjatë hapësirave të përbashkëta./tch/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër