“The Sunday Telegraph” e Londrës, në shkrimin e vet investigativ, raporton se shqiptarët e trafikuar detyrohen të punojnë në shtëpitë ose fermat intensive të kultivitmit artificial të kanabisit, anembanë Britanisë.
Gazeta sjell shembuj të ndryshëm ku njëri prej tyre është një tunel nëntokësor në një minierë të mbyllur, e cila përdorej nga kompania e famshme Heinz, për të kultivuar kërpudha për prodhimin e supës, por që faktikisht ishte shndërruar në fermë nëntokësore e kultivimit të kanabisit në mënyrë artificiale nga grupet kriminale shqiptare.
Grupet e krimit të organizuar përdorin teknika të sofistikuara për kultivimin nëpër magazina dhe shtëpi të marra me qira, duke aplikuar pajisje dhe tenda që pengojnë emetimin e erës së kanabisit dhe nxehtësisë, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga survejimi i policisë dhe rrezet me infra të kuqe.
Gazeta “The Sunday Telegraph”, citon zyrtarë anonimë të policisë shqiptare në Tiranë, që flasin për valët e anëtarëve të botës së krimit, të ardhur në Britani në periudha të ndryshme kohore, ku ata të ardhur në vitin 2000, kontrollonin shtëpitë publike të konsideruara si demode për shkak të veseve, ndërkohë që ata pas vitit 2007 nuk kishin vese të tilla si pija, por ishin të uritur për të bërë para, shkruan gazeta.
Nga 2009 e mbrapa u intensifikua kontrolli në tregun e kanabisit dhe kokainës, ku sipas NCA, Agjencisë Britanike të Luftës Kundër Krimit, “bandat shqiptare ushtronin një influencë të madhe brenda radhëve të krimit të organizuar në Britani”.
Nuk ka javë që shqiptarë të rinj në moshë, të ardhur rishtazi në Britani dhe pa dokumente qëndrimi, që kapen nga autoritetet policore nëpër shtëpi të marra me qira, ku ata punojnë si kujdestarë dhe bahçevanë, duke ujitur rrënjët e kanabisit dhe duke u kujdesur për ndriçimin artificial të bimëve, në shkëmbim të shlyerjes së borxhit për trafikimin e tyre ilegal në Britani./tch/
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...