Autoritetet britanikë kanë kapur 8 shtetas shqiptarë në një jaht luksoz, me të cilin dyshohet se janë kontrabanduar.
Jahti luksoz u gjet në brigjet e Britanisë së Madhe nga Forcat Kufitare dhe një helikopter.
Tetë shtetasit shqiptarë do të trajtohen në përputhje me rregullat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërsa kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik u ndalua nga policia dhe është marrë në pyetje.
Një zyrtar i Agjencisë Kombetare të Krimit tha se po bashkëpunojnë me partnerët për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e kufijve.
“Goditja e grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë njerëzisht është një nga përparësitë tona”, tha ai.
Ndalimi i 8 shqiptarëve vjen pas gjetjes së trupave të pajetë të 39 emigrantëve në një kamion në Essex.
/E.Xam
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...