Temperaturat në territorin shqiptar kanë shënuar një ngritje të dukshme dy ditët e fundit, por ajo vlerë që është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës ka qenë jashtë normales.
Meteoalb ka raportuar se në orët e drekës në Vlorë, temperatura ka shënuar 36.3°C por në bazë dhe të prezencës së lartë të lagështirës (60%), temperatura është ndjerë si 48 gradë celcius!

Ndërkohë në Tiranë, temperatura është regjistruar në 37 °C por është ndjerë në 43 °C.
Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit të jetë e pranishme edhe ditën e nesërme në të gjithë territorin shqiptar.
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...