Rreth 13 banesa janë dëmtuar nga tërmeti në zonën e lumit të Vlorës.
Toka u trondit pasditen e së shtunës dhe që atëherë dhjetëra lëkundje të tjera i kanë lënë banorët të flenë jashtë.
Tre prej shtëpive janë të pabanueshme për shkak të dëmeve që shkaktoi tërmeti me magnitude 4.6. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Vlorës u mblodh për të marrë masa për strehimin dhe ndihmën që do t’u jepet banorëve në fshatin Bashaj, Matogjin dhe Vërmik të bashkisë Selenicë. Nga emergjencat civile u kerkuan cadra për të strehuar banorët.
“Problemi i ditës është sistemimi i tre familjeve në fshatin Bashaj, në dy variante, ose sistemin në shkollë, ose nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe rezervave materiale të Shtetit dhe kemi kërkuar të paktën 10 çadra familjare, për të bërë të mundur që shumë shpejt të jenë në zonë dhe të administrohen nga bashkia Selenicë”, thotë Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.
Një situatë e ngjashme mbahet mend nga zona e zona e fshatit Pilur dhe Kudhës së bashkisë së Himarë ku tërmeti i para 8 viteve dëmtoi shumë shtëpi. /TCH/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit