Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë dhe epiqendër në Hamallaj të Durrësit goditi Shqipërinë këtë të mërkurë.
Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për mediat shkruan se janë konstatuar disa dëmtime në banesa të ndryshme dhe fatmirësish nuk janë raportuar lëndime në njerëz.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar :
Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë.
Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese.
Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz./abcnews.al
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...