Një fenomen i rrallë ka ndodhur ditët e fundit në bregdetin shqiptarë ku qytetarët kanë parë tërheqje të theksuar të detit në disa zona. Në bregdetin e Shëngjinit ky fenomen ka qenë më i dukshëm ku është raportuar se deti është tërhequr me rreth 20 metra.
Në një postim në Facebook, fenomeni është shpjeguar nga profesor Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Metalla ka shpjeguar se fenomeni i tërheqjes së detit nuk është i rrallë, duke zbuluar se ai vetë ka parë një fenomen të tillë të ngjashëm në vitin 2018.
“Në fakt uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë,” ka thënë Metalla.
“Lëvizja e Hënës përreth Tokës bëhet në një kohë prej 24 orësh dhe 49 minitash, dhe njëkohësisht distanca e Hënës nga toka nuk është gjithnjë e njëjtë. Në këtë moment që po shkruaj distanca e Hënës nga Toka është 227,326 milje dhe kjo distancë është e ndryshueshme (marre nga aplikacionet),” ka shtuar Metalla.
“Njëkohësisht edhe Dielli ka tërheqje gravitacionale. Në momentin kur Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuar fuqia e tyre gravitacionale rritet duke shkaktuar ato që njihen si baticat dhe zbaticat pranverore të cilat janë mjaft të dukshme si rasti i këtyre ditëve. Gjithsesi janë astronomët ata që duhet të na thonë diçka më shumë”, ka shpjeguar Metalla./arbresh.info/
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...