Në Vlorë është arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një motomjeti në lagjen “28 Nëntori”.
Sipas policisë, falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar në lagjen “Uji i Ftohtë”. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestrua edhe motomjeti i vjedhur, i cili u gjet në cilësinë e provës materiale, shkruan vizionplus.tv.
Gjithashtu, gjatë kontrollit personal ndaj të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar një përforcues metalik grushti.
Në përfundim të veprimeve procedurale, është arrestuar shtetasi V. M., 20 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...