Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet A. Xh., banues në fshatin Podgorie, të Maliqit, i cili tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt Greqisë.
I riu e kishte fshehur qeskëm me lëndë narkotike në xhup, por gjatë kontrollit fizik është zbuluar nga efektivët policorë në pikën doganore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Vihet në pranga poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.
Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhup, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...
Lushaku: Votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ai duhet ta ...
Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfi...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian