Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku një ditë më herët ka pasur të shtëna me armë të zjarrit.
Forcat blu kanë thënë në njoftim se shumë shtetas janë përfshirë në konflikt të ashpër fizik me njëri – tjetrin. Sherri mes personave ka qenë masiv. Sipas njoftimit policor, gjashtë vetë janë përfshirë në ngjarje. Në komisariat për ngjarjen janë shoqëruar tetë vetë.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur Besim Xhafa dhe Antonio Shyti. Ata kanë plagë të ndryshme në trup. Në vendngjarje u gjet edhe Fisnik Musaj, që është aktualisht në Spitalin e Sarandës. Personat gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë përdorur armë kundër njëri – tjetrit.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...