Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Grude.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar ne drejtim të shtetasit Gent Larushku. Ai ka shpëtuar pa u lënduar. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes
“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tch
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...