Cristiano Ronaldo nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës që Al-Nassr e luan ndaj Al-Ittihad.
Ylli portugez ka mbetur jashtë skuadrës me vendim personal, dhe jo për shkak të lëndimit apo menaxhimit të ngarkesës fizike, shkruan Arbresh.info.
Sipas Fabrizio Romanos, Ronaldo është i pakënaqur dhe ka vendosur të mos jetë pjesë e ndeshjes, njësoj siç ndodhi edhe të hënën.
Theksohet se nuk ka asnjë problem mes tij dhe Al-Nassr, stafit teknik apo drejtuesve të klubit.
Pakënaqësitë e 41-vjeçarit lidhen me mënyrën se si PIF (Public Investment Fund) po menaxhon disa klube të kampionatit saudit, veçanërisht sa i përket buxheteve, strategjisë sportive dhe politikës së transferimeve.
Situata mbetet e tensionuar dhe mungesa e Ronaldos në një nga ndeshjet më të mëdha të Arabisë Saudite po shkakton reagime të shumta në opinionin sportiv.
Ronaldo deri në këtë pikë të sezoni ka realizuar 17 gola dhe dy asistimeve./Arbresh.info
View this post on Instagram
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe