Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj, ndërsa motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta./euronews.al
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...