Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, dyshohet për një të plagosur

19:54 | 25 Korrik 2026
E H

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Kurbin, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale