Policia e Elbasanit ka sqaruar raportimet e sotme gjatë ditës për të shtëna me armë në Elbasan.
Sipas bluve të qytetit rajonal, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka patur një konflikt midis disa shtetasve.
Gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...