Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.
Bëhet e ditur se gjatë një mbledhje në degën lokale të Partisë Demokratike në Kurbin ka pasur konflikt mes nënkryetarit të PD-së së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, 53 vjeç për kandidatët e primareve për kryetarë bashkie që do të zhvillohen më 6 dhjetor.
Në debat e sipër, mësohet se Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, ndërsa Rica akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Rica është shpallur në kërkim nga policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme. /Euronews Albania/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...