Të shtëna me armë janë regjistruar mbremjne djeshme në Drimadhes.
Sipas policisë një person që është shpallur ne kërkim, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.
Burimet e policisë Vlorë raportojnë se rreth ores 20:00 një person në gjendje të dehur ka nisur të konfliktohet me kamarierin e lokalit.
Personi në fjalë largohet dhe kthehet me nje arme zjarri dhe ua drejton kamariereve dhe pushuesve dhe më pas hap zjarr në ajër.
Forcat RENEA erdhën në vendngjarje. Personi nuk është identifikuar por sipas burimeve nga Policia, ishte qelluar me fisheke manovre.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...