Partia Demokratike e Shqipërisë ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar gratë dhe nënat beratase.
Me mesazhin “Ndryshimi fillon nga gratë” dhe me firmën e kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha, 1 000 karajfila u shpërndanë sot nga të rinjtë e forumit të PD-ë Berat dhe forumit të gruas demokratike. Djem e vajza të forumit të PD-së Berat,kanë shëtitur në rrugët dhe lokalet e qytetit,ku duku u uruar grave “Gëzuar 8 Marsin”,u kanë shpërndarë edhe karajfilat me dedikimim e Bashës.
Mesazhi i përcjellë prej tyre me lule jo vetëm që është mirëpritur nga gratë por edhe i ka emocionuar ato sepse nuk e prisnin një surprizë të tillë. Të gjitha gratë beratase,që rastësisht u bënë pjesë të kësaj surprize të bukur,kanë falenderuar të rinjtë e PD-së Berat për këtë nismë të mrekullueshme të ndërmarrë pikërisht sot,në ditën e 8 Marsit.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump