Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë apel shqiptarëve që të bëjnë kujdes nga COVID-19 më shumë se kurrë.
Ajo ka shkruar se “sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe”.
Ministrja e vë theksin tek neglizhenca e qytetarëve ndaj masave të vendosura dhe distancimit social, duke kujtuar se çdo gjë ka mbaruar me daljen e vendit nga izolimi.
“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!
“Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan ministrja.
Ndaj ajo apelon:
Vendose maskën??
Ruaj distancën
Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...