Policia e Shtetit ka vijuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Strukturat e specializuara dhe Interpol Tirana bënë të mundur kapjen e dy personave në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.
Në Gjermani u arrestua 21-vjeçari Danjel Lalaj lindur në Pukë, i cili ishte shpallur në kërkim nga GjKKO që prej vitit 2021. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndërkohë, në Mbretëri të Bashkuar u ndalua 25-vjeçari Bekim Çelaj lindur në Tropojë. Ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për “Kultivimin e bimëve narkotike” dhe “Mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit”, për të cilat Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej vitit 2022.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e dy shtetasve, në Shqipëri./euronews.al
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten