Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend.
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te kritikat për disa prej bashkive, e ndërsa nuk kurseu edhe fjalët e mira për disa të tjera.
Një prej bashkive që sipas Ramës duhet të merret shembull, është ajo e Cërrikut, pasi kreu i qeverisë shqiptare thotë se kjo bashki ka përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët.
“Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë? Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri”.
“Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Evropë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria. Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësi të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar./Tch
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...