Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha tha se në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe 15 vjetori i LSI-së. Zonja Kryemadhi tha se aksioni do të vazhdojë dhe se do të jetë i drejtpërdrejtë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve, që çdo ditë urrejnë dhe mallkojnë Edi Ramën.
“Diskutuam për aksionin opozitar dhe për 15 vjetorin e LSI-së. Jemi në të njëjtin situatë, ku arroganca politik vazhdon po njësoj. Aksioni do të vazhdojë që të jetë i drejtpërdrejte dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve.
Ky është kushti i shqiptarëve. Votimet e 30 qershorit, treguan që 85% e shqiptarëve nuk e duan Edi Ramën kryeministër, të cilin e urrejnë dhe mallkojnë çdo ditë sepse në çezmat e tyre nuk kanë ujë, ndonëse e paguajnë më shtrenjtë”, tha zonja Kryemadhi./TCH
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...