Grupi i prokurorëve që po hetojnë çështjen e tij, kanë ftuar Saimir Tahirin këtë të premte për ta marrë në pyetje.
Saimir Tahiri ka pranuar kërkesën e prokurorëve dhe hyri në Prokurorinë për Krimet e Rënda për t’u pyetur duke nisur nga ora 14:00.
Ish-ministri i Brendshëm do të pyetet nga prokurorët një ditë pasi oficerët gjyqësore kontrolluan në banesën e tij, ku nuk gjetën asnjë gjë që ta implikojë deputetin me grupin e Habiljave në trafikun e drogës drejt Italisë, shkruan Top Channel.
Vetë Tahiri ka kërkuar më shumë se një herë që të merret në pyetje personalisht, për t’i shkuar deri në fund, sipas tij, të vërtetës.
Edhe gjatë mbrojtjes përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ish-ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i ishte kërkuar për asnjë moment dëshmia e prokurorëve për hetimin ndaj tij.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...