Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sërish për grabitjen në Rinas, të ndodhur dy ditë më parë, ku u vodhën 2.7 milionë euro.
Duke folur nga reparti RENEA, aty ku u prezantuar pajisjet e reja që janë mundësuar nga Ministria e Brendshme, Tahiri theksoi se ashtu sit ë gjitha ngjarjet e tjera, edhe këtë radhë autorët do të dalin përpara drejtësisë.
Ministri tha se puna e policisë do të vijojë në zbatim të ligjit, dhe falë besimit të qytetarëve, pavarësisht akuzave politike.
“Sot jam këtu për tjetër gjë. Të jeni të bindur se siç kemi zbardhur të tjera ngjarje do të zbardhim edhe këtë. Ju e dini shumë mirë se policia gjithnjë e ka bërë detyrën, jo vetëm atëherë kur ka ndaluar krimin në rrugë, por edhe akzuat kriminale në kuvend. Aseti ynë më i çmuar është besimi i qytetarëve. Forcat e policisë nuk vuajnë mbështetjen e qeverisë. Të jeni të bindur se siç kemi bërë me të gjitha ngjarjet kriminale, do të zbardhet edhe kjo ngjarje.” tha Tahiri
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...