Saimir Tahiri ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.
“Këtë kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që bën raca që ka qeverisur e shkatërruar këtë vend për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën se atë tjetrin e kam me drejtësinë. Për politike ka vjedhur dhe prej politikës nuk është ndëshkuar unë këtë nuk e pranoj. Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati i parlamentit, maxhoranca, Edi Rama, sado e kam thënë dhe përsëritur se as dua e as më duhet të më mbrojë askush dhe asgjë. E prapë më kanë thënë se këto të gjitha bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi dhe burgu, e jo vetëm kaq po tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. 25 vjet mbushur me hajdut që veç lekëve këtij populli i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengoj unë. Nëse ka një gjë që di si drita e diellit është që nga dita e parë e angazhimit tim dhe deri më sot jam përpjekur dhe besoj ja kam dalë në të paktën një gjë, unë nuk kam qenë kurrë e as nuk jam si këta. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate. E them me vete mjerë njerëzit e shkretë që këta palaçot në politikë i dëgjojnë nga 1990 e këtej e nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte, Unë kam 8 vjet në parlament e me duket sikur kam 80”, tha Tahiri.
(Vijon…)
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja