Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, e ka cilësuar si politike kërkesën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë i kërkoi qeverisë shqiptare, që të dëbonte nga Shqipëria lëvizjen Gylen të cilën Erdogan e quan një organizatë terroriste.
Këtë deklaratë ministri Tahiri e bëri sot gjatë një konference për shtyp që pati në mesditë, ku foli për luftën dhe masat e përbashkëta që rajoni i Ballkanit do të marrë kundër terrorizmit në samitin rajonal që nis punimet nesër.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shtoi se kërkesa e Erdogan ka marrë përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse.
“Është më shumë kërkesë politike që ka marrë përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse sesa kërkesë që ka të bëjë me sigurinë, sepse sa i takon përpjekjes sonë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë, të gjithë bashkë kemi zgjedhur mënyrën e hartimit të përbashkët të katalogut të riskut dhe të rreziqeve në secilin vend, në rajon dhe në nivel global. ” tha Tahiri.
Duke folur më tej për luftën kundër terrorizmit ministri Tahiri tha se nesër që në mëngjes fillojmë punimet e Samitit Rajonal lidhur me përpjekjet e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Për ministrin e Brendshëm, Samiti në Shqipëri që përmbledh të gjitha vendet e rajonit shënon një moment kulmor në luftën tonë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ministri ka vlerësuar edhe njohjen e angazhimit të qeverisë shqiptare në luftën kundër terrorizmit në raportin më të fundit të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të DASH.
Gjithashtu raporti ka njohur një sërë arritjesh pozitive për Shqipërinë lidhur në luftën kundër lëndëve narkotike me ulje drastike të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike për vitin 2014.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...