Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shkolla “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës është rindërtuar plotësisht dhe ka hapur dyert për 650 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte moderne dhe bashkëkohore për mësimdhënie.
Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi se projekti u realizua nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, duke siguruar hapësira të bollshme, të konceptuara sipas standardeve të mësimdhënies në epokën digjitale.
Sipas tij, shkolla e re ofron gjithashtu ambiente frymëzuese për sporte, arte dhe veprimtari kreative, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin arsimor dhe social të nxënësve.
“Për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë, kjo javë nisi bukur me një shkollë krejt të re, të rilindur përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Vlorë duke siguruar kushte moderne me hapësira të bollshme, të konceptuara e të mobiluara në përputhje me standardet e mësimdhënies në epokën digjitale, por edhe frymëzuese për sporte, arte e plot veprimtari kreative. E gëzofshi shkollën e re dhe suksese”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...