Në foltoren e kësaj të hëne, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do t’i ndalë protestat, deri sa të rrëzojë qeverinë.
“Do dalim në protesta deri në fitore, sepse i besojmë Zotit por i besojmë edhe shqiptarëve. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim”, tha Berisha teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat kombëtare që PD thërret, dhe e fundi e njoftuar është në 10 shkurt.
“10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. Në të katër anët ftohen në rrugë dhe sheshet e Tiranës të gjithë qytetarët për t’i dhënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Thirrje ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Të bashkohemi se jemi drejt fitores”, tha Berisha./tch
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...