Deputetja e zgjedhur e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se vendimi i Kushtetueses për teatrin dëshmoi qartësisht babëzinë dhe korrupsionin e Ramës dhe Veliajt.
Tabaku thekson se tashmë mbetet që SPAK të nisë hetimin për aktin kriminal të kryer ndaj Teatrit nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.
Postimi i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi padrejtësinë, korrupsionin, babezine, abuzimin në të cilën vepruan Rama dhe Veliaj teksa shembën godinën e Teatrit në 17 maj.
Tashmë mbetet që SPAK të nisë hetimin për këtë akt kriminal të kryer nga Veliaj dhe Rama.
Dinjiteti i qytetit dhe qytetarëve duhet vendosur në vend. Çdo akt i mëtejshëm është akt kriminal në dëm të qytetit dhe qytetarëve!
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë