Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.Siç shihet edhe në këtë foto ekskluzive që ka siguruar Dosja.al, sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.
Burime pranë Policisë së Shtetit, bëjnë me dije personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.
Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.Fakti që ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës.

Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...