Prej një jave sistemet e brendshme të Policisë së Shqipërisë vijojnë të jenë të bllokuara, që pas hakerimit të sistemit TIMS, duke vështirësuar ndjeshëm punën e uniformave blu.
Edhe pse dy ditë pas hakerimit, sistemi TIMS u rikthye, sërish në pikat kufitare të Kapshticës e Qafë-Thanë janë shfaqur problematika në bllokimin e sistemit.
Mësohet se në orare të ndryshme, ky sistem ka shfaqur mosfunksionim të plotë në disa pika kufitare.
Oficerët e policisë janë të detyruar që në ato momente të punojnë me regjistra dhe hyrje-daljet e qytetarëve të regjistrohen në mënyrë manuale.
Nga ana tjetër, dy sistemet e brendshme të policisë, ADAMS dhe MEMEX, ku ndër vite janë mbajtur shënim të dhënat kryesore për kontigjentët kriminalë, nuk janë mundur të vihen në punë nga policia në të gjitha qarqet e vendit.
Bllokimi i tyre është bërë që prej momentit kur hakerat e financuar nga Irani goditën sistemin TIMS në pikat kufitare.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që prek Shqipërinë, pas atij të portalit e-Albania, dy muaj më parë./Abcnews.al/
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...