Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohje për të gjithë ekipet që kanë punuar gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar.
Rama tha se ekipet vazhdojnë akoma të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave
“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave”, shkruan kryeministri shqiptar.
Tutje, Rama apeloi te qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesi”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/






Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar