Edhe pse numri më i madh i studentëve janë larguar nga kryeqytetit për tu rikthyer sërish në Janar, para Kryeministrisë vijon protesta nga një grup studentësh. Këtë të shtunë (22 dhjetor) i kanë dërguar Kryeministrit Rama kartolina me kërkesat tyre duke uruar që ti plotësojë ato.
Tirane- Të frymëzuar nga pema e Krishtlindjes para Kryeministrisë, një grup studentësh kanë vendosur kartolina urimi, ku në to shkruhej secila prej kërkesave që kanë protestuar për 17 ditë më radhë.
Madje 8 kërkesave i është shtuar edhe 1 tjetër për personat me aftësi të kufizuar, ku kërkohet përjashtimi i tyre nga tarifa.
Pavarësisht se studentët kanë vendosur që në Janar do ti rikthehen protestës nësë nuk do të plotësohen e tyre, një grup prej tyre ka vendosur që çdo ditë të protestojë para Kryeministrisë për rreth 2 orë./ora news

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...