Për të dytën ditë radhazi një pjesë studentësh e kanë kaluar natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë dhe disa të tjerë tek Ministria e Arsimit, ndërsa protestojnë për plotësimin e 8 pikave të tyre. Duke sfiduar temperaturat e ulëta, të cilat shkojnë nën zero gjatë natës, të rinjtë kanë sfiduar të ftohtin.
Shënon ora 00:37 kur ky grup studentësh apelon për ndihmë teksa qëndrojnë të ulur këmbëkryeq poshtë zyrës së Ramës e të mbledhur me batanije, duke kërkuar që dikush t’i çoje dru, për të ndezur zjarr.
Kujtojmë se sot është dita e 9 e protestës, ndërsa kuazës së studentëve iu janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët kanë ndihmuar me ushqime dhe veshje të rinjtë. Për më tepër shikoni videon që e siguruar nga ‘BalkanWeb’, ku shihet se si të rinjtë sfidojnë të ftohtin.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...