Protesta e studentëve në Shqipëri po vazhdon edhe më masive ditën e sotme e ndarë në Kryeministri dhe përballë Ministrisë së Arsimit.
Studentët vazhdojnë të kërkojnë vetëm plotësimin e kërkesave të tyre, pa dialog me kryeministrin.
“Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh një nga studentët.
Ndërsa një tjetër student është shprehur se është vetëm një firmë, nuk ka nevojë për dialog.“Politika ka 28 vjet që na ka sjellë në këtë derexhe. Kur padrejtësitë bëhen ligj, rezistenca bëhet detyrë, shkruan Lapsi.al.
Nuk ka konsensus, plotësoni kërkesat tona. S’ka dialog, s’ka negociata. Është vetëm një firmë. Mjafton të plotësohen 8 kërkesat, është shumë e thjeshtë”, u shpreh ai.
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...