Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Duke e njoftuar në rrjetet sociale takimin, Spiropali shkruan se bashkëpunimi mes Institucionit të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, vendosur në kontekstin e balancës mes pushteteve si elementi më thelbësor që garanton avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në proceset transformuese dhe integruese, ishin disa nga piketat e takimit me Presidentin Begaj.
“Zhvillimet e standardeve të transparencës, llogaridhënies, debati konstruktiv, edukimi për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare dhe trajtimi me profesionalizëm i çdo nisme me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, është detyrë dhe garanci e shtuar për politika gjithmonë e më të mira”, shkruan Spiropali./rtsh.al
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...