Si sot, 33 vjet më parë, më 24 gusht 1991, Ukraina fitoi Pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot Ukrainën në këtë ditë, ndërsa theksoi se “Shqipëria ka mbajtur e mban një qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës”.
“Ukraina mike kremton sot Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë. Në këtë ditë të shënuar, populli i Ukrainës është përfshirë, kundër dëshirës së tij, në luftën çlirimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale prej agresionit neoimperialist të Rusisë së Putinit”,u shpreh Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se “Shqipëria ka mbajtur e mban një qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, bashkë me ShBA-të, BE-në, NATO-n, dhe botën demokratike, në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deri në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, i cili u mbajt më 28 shkurt në Tiranë”.
“Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë, jo vetëm për çlirimin e saj, për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por edhe për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraini”, shkruan Spiropali./atsh
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...