Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka pritur në Tiranë homologen austriake Beate Meinl-Reisinger.
Spiropali theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve në fushat politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Ministrja Spiropali vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për integrimin europian të Shqipërisë, për kontributin në zbatimin e reformave të rëndësishme.
“Pas takimit Spiropali shkruan në rretet sociale: E nderuar të mirëpres Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, për shndërrimin e aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.
Mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran