Shqipëria ka ftuar zyrtarisht Bullgarinë që t’i bashkohet nismës trepalëshe të krijuar së fundmi me Kroacinë dhe Kosovën.
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksoi se kjo iniciativë nuk bie ndesh me parimet e NATO-s.
Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve “BGNES”, Spiropali foli gjithashtu mbi ndikimin e iniciativës “Bota Serbe” të Presidentit Aleksandar Vuçiq në sigurinë e rajonit.
“Lidhur me iniciativën ‘Bota Serbe’ të Presidentit Aleksandar Vuçiq, dua të deklaroj se çdo hap që shikon prapa, mbështetet në retorikën e së kaluarës që mund të jetë shqetësuese dhe tingëllon shqetësuese si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, tha Spiropali, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BGNES.
Ajo nënvizoi rëndësinë e progresit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
“Është në interesin tonë të arrijmë përparim në negociatat dypalëshe për njohje reciproke midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe përparim dhe hapje të rrugës që Kosova të ecë përpara, të ruajë paqen në Ballkan dhe të sigurojë stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, theksoi ajo.
Spiropali shtoi se Shqipëria është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën në procesin e saj të integrimit në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Kryetarja e Parlamentit foli edhe për aleancën trepalëshe ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e cila është formalizuar së fundmi. E pyetur për rëndësinë e kësaj nisme për sigurinë rajonale, ajo theksoi se formate të tilla janë të parashikuara brenda kuadrit të NATO-s.
“Kur u pyet për rëndësinë e saj për sigurinë në rajon, Elisa Spiropali vuri në dukje se NATO si organizatë parashikon në statutin e saj ekzistencën e iniciativave rajonale në formate të tilla si ai që u zgjodh në këtë rast. ‘Kjo nuk është kundër dikujt, por për diçka’, shtoi ajo.”
Spiropali theksoi gjithashtu se kjo iniciativë nuk është ekskluzive dhe se dyert mbeten të hapura për vende të tjera që ndajnë të njëjtat vlera.
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada