Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit masiv që Rusia ndërmori kundër Ukrainës, i cili përfshiu përdorimin e dronëve dhe raketave balistike.
Spiropali shkroi se “Shqipëria i dënon hapur dhe me forcë këto sulme brutale”, duke njoftuar se këtë javë do të vizitojë Kievin, për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj popullit ukrainas.
Spiropali thotë se “do të jem në Kiev përkrah jush për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë dhe angazhimin tonë për sovranitetin, pavarësinë dhe të drejtën e Ukrainës për të jetuar në paqe.”
“Këto krime kërkojnë një reagim të vendosur dhe të bashkuar ndërkombëtar. Nuk duhet të ketë pushim, lodhje apo vetëmjaftueshmëri derisa ky agresion të marrë fund”, shkroi Spiropali.
“Mbrëmë, bota u bë dëshmitare e një tjetër akti barbarie nga regjimi i Kremlinit kundër Ukrainës. Rreth 300 dronë sulmues, 18 raketa balistike dhe 7 raketa lundruese, u lëshuan duke targetuar qëllimisht civilët dhe infrastrukturën kritike energjetike, në këtë mot ekstremisht të ftohtë dimri. Shqipëria dënon hapur dhe me forcë këto sulme brutale. Shprehim solidaritetin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë personat që kanë mbetur pa ngrohje, energji elektrike apo siguri. I dashur @andrii_sybiha, këtë javë do të jem në Kiev përkrah jush për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë dhe angazhimin tonë për sovranitetin, pavarësinë dhe të drejtën e Ukrainës për të jetuar në paqe. Këto krime kërkojnë një reagim të vendosur dhe të bashkuar ndërkombëtar. Nuk duhet të ketë pushim, lodhje apo vetëmjaftueshmëri derisa ky agresion të marrë fund”, shkruan Spiropali.
/rtsh.al/
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...
KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!
Demokracia në Veprim kërkon rinumërim të votave të kandidatë...
“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe