Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Nju Jork, ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë qëndrimit të saj, Spiropali mori pjesë në një takim të rëndësishëm, të thirrur nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, për të adresuar çështjen e kthimit në shtëpi të fëmijëve ukrainas të deportuar.
Përveç kësaj, ministrja është e pranishme në debatin e përgjithshëm me mesazhin “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”.
Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në takime të tjera, përfshirë atë të Platformës për Gratë Lidere të OKB-së, me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme, Annalena Baerbock.
Spiropali pritet të jetë pjesë e diskutimeve mbi çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut./rtsh.al
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...