Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.
Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.
Spiropali do të falenderojë Ministrin e Jashtëm për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimeve akademike.
Ditën e sotme, Ministrja do të vizitojë Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.
Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane.
Në mjediset e Ambasadës shqiptare, Spiropali do të mirëpritet edhe nga rrjeti i profesionistëve të rinj shqiptarë me banim në Holandë./Top Channel
Trump do të lëshojë në qarkullim një monedhë ari 24 karatësh...
Qeveria e Shqipërisë shpall zonat e reja me përparësi zhvill...
Kosova mposhtet nga Bosnja në hendboll, zbehen gjasat për ku...
Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës