Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë. Ajo u prit atje nga homologia e saj bullgare, Nataliya Kiselova.
Spiropali aty tha se bashkëpunimi i ngushtë parlamentar mes të dyja shteteve do të vijojë nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe deputetëve.
“Ky ndërveprim do të rritet edhe në kuadrin e sfidave të lidershipit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, për të cilin kemi edhe mbështetjen politike e teknike të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë. Ne, shqiptarët, jemi krenarë që kemi nje vend mik e partner si Bullgaria, e cila është ndër mbështetësit më të fuqishëm të objektivit tonë kombëtar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”.
“Shqipëria është në pararojë të vendeve kandidate drejt BE-së dhe konstatojmë me kënaqësi që ky plan, i cili ka fituar mbështetjen e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe parlamenteve të mjaft vendeve anëtare, ka edhe mbështetjen e vendosur të Asamblesë Kombëtare dhe të Bullgarisë”, u shpreh Spiropali.
E njëjta tha se: “Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një proces i mbështetur në meritën dhe një prioritet i zgjerimit, është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian. Jetojmë në kohë të trazuara dhe një Evropë më e madhe do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt”. /
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...