Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali po merr pjesë në darkën e përbashkët mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.
Në darkën e thirrur nga Kallas do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian.
Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin”.
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30