Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar përmes rrjetit social X në lidhje me zhvillimet më të fundit për vendimin e Hamas në lirimin e të gjithë pengjeve, ndërsa vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump si një hap të rëndësishëm për arritjen e paqes së shumëpritur.
“Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës.
Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët.
Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me një besim të palëkundur në pajtim, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme më pranë horizontit të paqes së shumëpritur.”
Kujtojmë se, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar Izraelin të ndalojë “menjëherë” bombardimin e Gazës ndërsa mirëpriti pranimin e pjesshëm të marrëveshjes nga Hamasi për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
Hamasi ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, si dhe të dorëzojë pushtetin qeverisës në Rripin e Gazës, në përputhje me planin e Trump.
Në një deklaratë të premten në mbrëmje, grupi militant palestinez kërkoi negociata të mëtejshme për pjesë të tjera të planit dhe nuk tha nëse do të dorëzonte armët, një pjesë kyçe e propozimit të Trump.
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...