Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, tha se lagjet e reja do të ndërtohen duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.
“Më duhet të theksoj diçka. Është një lajm që qarkullon në media që shteti s’ka lekë për emergjencat civile. Ky lajm është një gënjeshtër. Pa prekur as borxhin, as rritjen ekonomike as ndonjë projekt, qeveria ka 13 miliard lekë ose 130 milionë dollarë”, tha Spiropali.
“Nga dolën këto lekë?”,- e pyeti Alban Dudushi, Spiropalin.
“Këto lekë dalin nga buxheti i shtetit”,- iu përgjigj Elisa Spiropali.
“Këto lekë prekin diçka sepse projekt-buxheti ishte hartuar para tërmetit. Akoma nuk është votuar, por është hartuar para tërmetit. Mund të ketë vetëm ndryshime të vogla”,- ndërhyri Abilekaj.
“Unë po them që paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe nuk prekin asgjë”,- këmbënguli sërish Spiropali.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit