Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës së bashkuar joparlamentare kanë pranuar ftesën e OSBE-së për pjesëmarrjen në tryezën e thirrur për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela tha se sistemi do të ngacmohet por nuk do të ndryshohet. Ai shprehet se kryeministri Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha do të rrëzohen pasi nuk i do populli. Sipas tij do të fillojë edhe evolucioni i brendshëm i parive.
Spartak Ngjela tha:
“Krizë politike jashtë parlamentit nuk ka. Kjo që kemi ne këtu nuk është krizë parlamentare. Ne ishim përpara kësaj krize, por zëvendësuesit zgjidhën krizën. Flasim për kodin zgjedhor. Ajo që është më e rrezikshmja është kur bashkohen këta të dy nuk ndryshohet sistemi, do të ngacmohet por nuk ndryshohet. Do ngecë sharra në gozhdë. Me këtë sistem që ka Rama dhe Basha nuk binte Ramiz Alia.
Por pse këta nuk kanë shpresa? Rama dhe Basha do të bien pasi nuk i do populli. Ai nuk do krerët, jo partinë. Do fillojë dhe evolucioni i brendshëm i parive pasi të rrëzohen këta të dy.”
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron