Protesta e qytetarëve shqiptarë do të vijojë edhe nesër. Aktivisti Mirgen Qiraxhi njoftoi gjatë protestës së sotme se do të vijojnë edhe nesër, në po të njëjtën orë.
Ai tha se marshimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vazhduar drejt Kryeministrisë.
“Protesta vazhdon nesër sërish me marshimi në orën 11:00 për të kulmar këtu. Do të vazhdojmë apo jo?”, tha ai.
Protesta e sotme nisi në orën 11:00 dhe vijon ende. “Boll na vodhët”, është banderola që shoqëron këtë protestë, ndërsa pjesëmarrja është tepër e madhe. Me mijëra qytetarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Kjo është dita e katërt që qytetarët janë ngritur, ndërsa protesta paralele janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit. /abcnews.al/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit