Ditën e sotme ministrat teknikë të Partisë Demokratike largohen nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama Basha para tre muajsh me qëllim monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.
Ministrat pritet të japin gjatë ditës së sotme dorëheqjen pasi përfunduan raportin për standardin e zgjedhjeve. Mësohet se kompetencat do t’i delegojnë tek zv.ministrat deri me krijimin e qeverisë së re në shtator.
“Ne nuk kemi çfarë të bëjmë më në qeveri. Ne e kryem detyrën tonë”, – mësohet të jenë shprehur ministrat.
Përveç ministrave, po sot pritet të japë dorëheqjen edhe zv.kryeministrja Ledina Mandija dhe për të bërë këtë, ata nuk do t’i pengojë mungesa e kryeministrit Rama për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë shqiptare Rama
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...